Kulla “Paško Karadakić”

H6CW+RWH Јanjevë

Kulla “Paško Karadakić” është ndërtuar përafërsisht gjatë shek. XIX dhe ka pozitë mjaft strategjike në fshatin e Janjevës, duke krijuar një lloj trekëndëshi me Xhaminë dhe Kishën e fshatit. Mendohet se kjo kullë është e ndërtuar nga familja turke Spahi, pastaj është blerë nga familja Berisha (Berisić), e më vonë ka kaluar në pronësi të Marian dhe Maria Karadakut (Karadakić). Kjo kullë banimi, për një periudhë kohore ka shërbyer edhe si burg. Familja Karadakić kishte jetuar në të deri në vitin 1992 kur edhe është braktisur. I takon kullës me shkallë të brendshme, pa qardak. Ka planimetri në formë katrore, ka tri etazhe, dhe kulmin katërujorë. Sa i përket teknikës së ndërtimit, muret e jashtme janë të tipit “opus vittatum mixtum” të ndërtuara me gurë të parregullt, diku me rende tullash të lidhura me llaç gëlqeror, dhe kanë trashësi prej 170 cm në të dy etazhet e para deri në 100 cm në etazhen e fundit. Ka vlerë të rrallë për shkak se është kulla e vetme në fshatin e Janjevës.

Krasniqi, N. A., & Nrecaj, M. A. (2019). Shtëpitë karakteristike të Janjevës. Oral History Kosovo, 10.

Gjeoreferenca: 42.572073, 21.247353
Plus Code – Google Maps: H6CW+RWH
Kategoria: Kulturë
Nënkategoria: Ndërtesë banimi/tradicional
Statusi ligjor i mbrojtjes: Kategoria: Trashëgimia Arkeologjike
Nënkategoria: Monument/Ansambël
Kodi Unik: 43
A përdoret për turizëm?: Po
A ka potencial për turizëm në të ardhmen?: /
Infrastruktura rrugore deri në lokacion: E mirë
Shenjëzimi dhe orientimi deri në lokacion: Nuk ka shenja rrugore
Tabelat në lokacion: Nuk ka fare tabelë

Shikuar 325 herë, 1 shikim sot

Posted in Kulturë and Ndërtesë Banimi / Tradicionale

Lokacione të ngjashme

Sipas familjes ky mulli është shumë i vjetër dhe ka shërbyer për nevojat e familjes dhe fshatit, poashtu ende funksionon. Gjeoreferenca: 42.486149, 20.930068 Plus Code – Google Maps: FWPJ+F24 Krojmir Kategoria: Kulturë Nënkategoria: Ndërtesë ekonomike/Mulli Statusi ligjor i mbrojtjes: JO A përdoret për turizëm?: JO A ka potencial për turizëm… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Mulli

Monedha e Teodosit

M588+7F Pristina

“Kjo monedhë është e ekspozuar në ekspozitën në Muzeun Kombëtar të Kosovës respektivisht në Koleksionin numizmatik.” – Muzeu Kombëtar i Kosovës Teodosi I. njihet edhe si Teodosi i Madh ishte perandor romak nga viti 379 deri në vitin 395. Mbretërimi i tij përshpejtoi krishtërimin e Perandorisë Romake, arriti suksese ushtarake… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Monedhë e Periudhës Numizmatike

Shtëpi e vjetër karakteristike për fshatin e Janjevës ku është xhiruar filmi “Zgjoi”. Gjeoreferenca: 42.5733638 , 21.2510424 Plus Code – Google Maps: H7F2+8CV Јаnjevë Kategoria: Kulturë Nënkategoria: Ndërtesa Statusi ligjor i mbrojtjes: Jo A përdoret për turizëm?: Jo A ka potencial për turizëm në të ardhmen?: Jo Infrastruktura rrugore deri… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Ndërtesë Banimi / Tradicionale