Mirëseerdhët në platformën JanjevaTourism!
JanjevaTourism është platformë inovative për zhvillimin e turizmit rural dhe paraqet edhe një tjetër angazhim të EC Ma Ndryshe, por edhe të partnereve për promovim të trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Për zhvillimin e platformës janë angazhuar ekspert të fushës, dhe persona të të gjitha komuniteteve ne rajonin e Janjevës. Të dhënat e paraqitura në platformë janë siguruar përmes vizitave në mbi 60 pika/lokacione atraktive të këtij rajoni dhe janë të ndara në tre kategori kryesore: pasuri kulturore, pasuri natyrore dhe shërbime.