Shtëpia e “Nikola Kodić”

H6FX+68P Janjevë

Në jug të kishës së “Shën Nikollës”, në kryqëzim të rrugës “Dubrovniku” me rrugën “Janjeva e vjetër” gjendet parcela jo e rregullt e familjes Kodić, ku shtrihen dy ndërtesa banimi me një oborr në mes. Në bazë të tipologjisë, materialeve dhe teknikës së ndërtimit shtëpitë supozohet të jenë ndërtuar në shekullin XIX. Shtëpia i takon familjes Kodić, respektivisht Nikola Kodić, të cilët e kanë braktisur Janjevën në vitet 1993-1994. Në aspektin e jashtëm ka një trajtim linear arkitektonik, ku theksohet fasada ballore e cila ka gjerësi të vogël në krahasim me lartësinë e saj. Fasadës lineare i japin dinamikë dy hapje të dritareve dhe një derë, të cilët janë vendosur në mënyrë jo të rregullt në përdhesë dhe kat. Dritarja e përdhesës mbyllet me kapak druri, kurse ajo në kat ka kornizë drejtkëndëshe druri, ku ndarja horizontale është e dekoruar me formë gjeometrike të rregullt. Kornizat e tilla datojnë nga fillimet e shekullit XX, duke e shndërruar një njërën nga pikat referuese kryesore të Janjevës.

Krasniqi, N. A., & Nrecaj, M. A. (2019). Shtëpitë karakteristike të Janjevës. Oral History Kosovo, 14-15

Plus Code – Google Maps: H6FX+68P Јаnjevë
Kategoria: Kulturë
Nënkategoria: Ndërtesë Banimi / Tradicionale
Statusi ligjor i mbrojtjes: Jo
A përdoret për turizëm?: Po
A ka potencial për turizëm në të ardhmen?: /
Infrastruktura rrugore deri në lokacion: E mirë
Shenjëzimi dhe orientimi deri në lokacion: Nuk ka shenja rrugore
Tabelat në lokacion: Nuk ka fare tabelë

 

 

 

Shikuar 366 herë, 1 shikim sot

Posted in Kulturë and Ndërtesë Banimi / Tradicionale

Lokacione të ngjashme

Ka rëndësi sepse objekti ka shërbyer si shkollë pas konfliktit të dytë botëror, tash përdoret si objekt ndihmës i Kishës. Gjeoreferenca: 42.573676, 21.248898 Plus Code – Google Maps: H6FX+FHC Јаnjevë Kategoria: Kulturë Nënkategoria: Ndërtesë / Shkollë Statusi ligjor i mbrojtjes: Jo A përdoret për turizëm?: Po A ka potencial për… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Ndërtesë / Shkollë

Xhamia e Janjevës

H6FW+JXJ Janjevë

Xhamia e Janjevës ose ndryshe njihet si Xhamia e Murat Beut është e ndërtuar në shekullin XVII nga administrata e atëhershme e perandorisë osmane pas pushtimit të Janjevës. Karakteristikë artitekturore e këtij objekti është mungesa e kupolës e cila është shumë e zakonshme në objektet e kultit të ndërtuara nga… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Xhami

Qendra multi-etnike rinore

H6FW+FJC Janjevë

“Ky lokalitet ofron mundësinë e bashkimt të rinisë së Janjevës në një vend ideal për ta. Në këtë qendër rinore mbahen shumë aktivitete rinore kulturore, sportive arsimore. Kjo qendër ofron kurse të gjuhëve të huaja, kurse të kompjuterëve, kurse të muzikës, gara në recitim, turnire të futbollit, basketbollit, atletikës dhe… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Qendër Kulturore