Xhamia e Janjevës

H6FW+JXJ Janjevë

Xhamia e Janjevës ose ndryshe njihet si Xhamia e Murat Beut është e ndërtuar në shekullin XVII nga administrata e atëhershme e perandorisë osmane pas pushtimit të Janjevës. Karakteristikë artitekturore e këtij objekti është mungesa e kupolës e cila është shumë e zakonshme në objektet e kultit të ndërtuara nga perandoria osmane, e cila shihej edhe si shenjë e përkushtimit ndaj fesë nga administrata otomane e kohës. Xhamia u restaurua në vitin 2014-2015 nga organizata turke TIKA, e megjithatë 4 muret si dhe minarja e xhamisë janë ruajtur që nga koha e ndërtimit. Xhamia është aktive edhe sot e kësaj dite dhe u shërben për kryerjen e riteve fetare komunitetit musliman të lokalitetit.
Bikliqi, V. (2023, September 1). Xhamia e Janjeves. (A. Gashi, Interviewer)

Gjeoreferenca: 42.574096 , 21.247402
Plus Code – Google Maps: H6FW+JXJ Јаnjevë
Kategoria: Kulturë
Nënkategoria: Xhami
Statusi ligjor i mbrojtjes: Kategoria: Trashëgimia Arkeologjike
Nënkategoria: Monument/Ansambël
Kodi Unik: 44
A përdoret për turizëm?: Po
A ka potencial për turizëm në të ardhmen?: /
Infrastruktura rrugore deri në lokacion: E mirë
Shenjëzimi dhe orientimi deri në lokacion: Nuk ka shenja rrugore
Tabelat në lokacion: Nuk ka fare tabelë

Shikuar 298 herë, 1 shikim sot

Posted in Kulturë and Xhami

Lokacione të ngjashme

Kisha e “Shën Nikollës”

H6FX+HG9 Janjevë

Kisha e Shën Nikollës në Janjevë është një kishë katolike që ndodhet në fshatin e Janjevës. Kisha katolike e Janjevës është ndërtuar në vitin 1856, në gërmadhat e kishës së vjetër mesjetare. Mirëpo historia e kishës së Janjevës daton qysh nga themelimi i fshatit. Në vitin 1856 është ndërtuar kisha… Lexo më shumë…

Posted In  Kishë and  Kulturë

Xhamia në fshatin Llugaxhi

F5QF+FQM Llugaxhi

Kjo xhami gjendet në fshatin Llugaxhi të komunës së Lipjanit dhe është një monument i trashëgimisë kulturore, e cila i takon periudhës 1917-1919. Gjeoreferenca: 42.4887176 21.174410 Plus Code – Google Maps: F5QF+FQM Llugaxhi Kategoria: Kulturë Nënkategoria: Ndërtesë kulti/Xhami Statusi ligjor i mbrojtjes: Kategoria: Trashëgimia Arkeologjike Nënkategoria: Monument/Ansambël Kodi Unik: 76… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Xhami