Shtëpia “Palić”

H6FW+MP5 Janjevo

Shtëpi banimi që gjendet në Rrugën “Dardania” që ndërlidhet me sheshin “Bash Çarshia” në pjesën më të frekuentuar të Janjevës. Shtëpia, sipas mbishkrimit që ndodhet mbi portën hyrëse, është ndërtuar në vitin 1890, nga familja Palić.
Mendohet se arkitekti i kësaj ndërtese ka qenë me prejardhje turke. Kjo familje është shpërngulur nga Janjeva në shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë shekullit 20 kurse sot pjesa më e madhe e familjes është e shpërngulur nga Janjeva në Kroaci. Për këtë arsye, janjevasit këtë shtëpi e quajn shtëpia me “stil amerikan”. Në eksterier nuk vërehen ndarje, por në brendi shtëpia është ndarë në tri pjesë, pasi që aty kanë jetuar familjet e tre vëllezërve. Kati i parë i shtëpisë një kohë ka shërbyer si bankë e më vonë si postë, kurse gjatë viteve 50 e 60 është përdorur edhe për klasa shkollore. Sot një pjesë e shtëpisë shfrytëzohet si hapësirë, dyshemeja në katin përdhesë është karakteristike me kalldërm, ndërsa kati i sipërm e ka të tërë dyshemenë me dërrasa. Në enterier njëra prej dhomave në kat, e ka tavanin e punuar nga druri. Katër këndet e tij janë të ndara në formë të trekëndëshit dhe përmbajnë të dekoruar figurën e diellit, ndërsa mesi i tavanit del në formë të tetëkëndëshit dhe përbëhet nga rrezet me ngjyra të ndryshme. Në njërin prej mureve të shtëpisë ndodhet oxhaku që ka shërbyer për terjen e mishit. Një dru i vjetër i dardhës ende gjendet në oborr. Në brendi të saj ndërtesa ka mobiliare të vjetra shumë interesante, si një shtrat me kornizë metalike të vjetër 150 vjet sipas pronarëve dhe një çelës druri, që thuhet se është çelësi i Kishës së vjetër katolike të Prishtinës.
Krasniqi, N. A., & Nrecaj, M. A. (2019). Shtëpitë karakteristike të Janjevës. Oral History Kosovo, 2-3.

Gjeoreferenca: 42.574135, 21.246854
Plus Code – Google Maps: H6FW+MP5
Kategoria: Kulturë
Nënkategoria: Ndërtesë banimi/tradicional
Statusi ligjor i mbrojtjes: Jo
A përdoret për turizëm?: Po
A ka potencial për turizëm në të ardhmen?: E mirë
Infrastruktura rrugore deri në lokacion: /
Shenjëzimi dhe orientimi deri në lokacion: Nuk ka shenja rrugore
Tabelat në lokacion: Nuk ka fare tabelë

Shikuar 331 herë, 1 shikim sot

Posted in Kulturë and Ndërtesë Banimi / Tradicionale

Lokacione të ngjashme

Xhamia e Janjevës

H6FW+JXJ Janjevë

Xhamia e Janjevës ose ndryshe njihet si Xhamia e Murat Beut është e ndërtuar në shekullin XVII nga administrata e atëhershme e perandorisë osmane pas pushtimit të Janjevës. Karakteristikë artitekturore e këtij objekti është mungesa e kupolës e cila është shumë e zakonshme në objektet e kultit të ndërtuara nga… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Xhami

Xhamia në fshatin Llugaxhi

F5QF+FQM Llugaxhi

Kjo xhami gjendet në fshatin Llugaxhi të komunës së Lipjanit dhe është një monument i trashëgimisë kulturore, e cila i takon periudhës 1917-1919. Gjeoreferenca: 42.4887176 21.174410 Plus Code – Google Maps: F5QF+FQM Llugaxhi Kategoria: Kulturë Nënkategoria: Ndërtesë kulti/Xhami Statusi ligjor i mbrojtjes: Kategoria: Trashëgimia Arkeologjike Nënkategoria: Monument/Ansambël Kodi Unik: 76… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Xhami

Kisha e “Shën Nikollës”

H6FX+HG9 Janjevë

Kisha e Shën Nikollës në Janjevë është një kishë katolike që ndodhet në fshatin e Janjevës. Kisha katolike e Janjevës është ndërtuar në vitin 1856, në gërmadhat e kishës së vjetër mesjetare. Mirëpo historia e kishës së Janjevës daton qysh nga themelimi i fshatit. Në vitin 1856 është ndërtuar kisha… Lexo më shumë…

Posted In  Kishë and  Kulturë