Kisha e “Shën Nikollës”

H6FX+HG9 Janjevë

Kisha e Shën Nikollës në Janjevë është një kishë katolike që ndodhet në fshatin e Janjevës. Kisha katolike e Janjevës është ndërtuar në vitin 1856, në gërmadhat e kishës së vjetër mesjetare. Mirëpo historia e kishës së Janjevës daton qysh nga themelimi i fshatit. Në vitin 1856 është ndërtuar kisha e re katolike sipas planit të një arkitekti të njohur hungarez. Në Janjevë kanë qenë tri kisha. Pranë këtyre kishave janë gjetur tri këmbana dhe dy sarkofag. Sipas Gaspër Gjinit, në Janjevë, dokumentet e vitit 1328, përmendin Kishën e Shën Nikollës, me famullitarin e saj katolik. Këmbana më e vogël që edhe sot gjendet në këmbanaren e kishës së Janjevës, daton që nga viti 1368, dhe ka mbishkrim gotik. Kisha e vjetër e Shën Nikollës ishte e ndërtuar në vitin 1856. Në vitin 1885 u ndërtua kisha e re në themelet e kishës së vjetër. Në muret e kishës së ndërtuar gjatë këtij viti është murosur një pllakë guri, me shkronja latine, e cila është sjell prej rrënojave të kishës së vjetër. Nga një dokument të Klementit VIII, të vitit 1346, kuptojmë se ipeshkvi i Kotorit, e ka pasur të drejtën të kujdeset edhe mbi kishën e Janjevës. Siç shihet kisha e vjetër në Janjevë, i është kushtuar Shën Nikollës. Në kuadër të kësaj kishe gjenden edhe objektet ndihmëse që shfrytëzohen nga meshtarët. Është me interes të ceket se në murin e konakut të kësaj kishe, është murosur një stelë e periudhës romake, që i takonte shekullit II-IV të erës sonë.

Gjeoreferenca: 42.573920 , 21.248870
Plus Code – Google Maps: H6FX+HG9 Јаnjevë
Kategoria: Kulturë
Nënkategoria: Kulti/Kishë
Statusi ligjor i mbrojtjes: Jo
A përdoret për turizëm?: Po
A ka potencial për turizëm në të ardhmen?: /
Infrastruktura rrugore deri në lokacion: E mirë
Shenjëzimi dhe orientimi deri në lokacion: Nuk ka shenja rrugore
Tabelat në lokacion: Nuk ka fare tabelë

Shikuar 205 herë, 1 shikim sot

Posted in Kishë and Kulturë

Lokacione të ngjashme

Është monument i trashëgimisë kulturore në Lipjan. Monumenti i takon kategorisë arkitekturore i miratuar me nr. 1737/49. Daton nga shekulli XIV – kryen rituale të fesë ortodokse. Gjeoreferenca: 42.525207, 21.120317 Plus Code – Google Maps: G4GC+34P Lipjan Kategoria: Kulturë Nënkategoria: Kishë/kult Statusi ligjor i mbrojtjes: Kategoria: Trashëgimia Arkeologjike Nënkategoria: Monument/Ansambël… Lexo më shumë…

Posted In  Kishë and  Kulturë

Monedha e Teodosit I

M588+7F Pristina

“Kjo monedhë është e ekspozuar në ekspozitën në Muzeun Kombëtar të Kosovës respektivisht në Koleksionin numizmatik.” – Muzeu Kombëtar i Kosovës Teodosi I. njihet edhe si Teodosi i Madh ishte perandor romak nga viti 379 deri në vitin 395. Mbretërimi i tij përshpejtoi krishtërimin e Perandorisë Romake, arriti suksese ushtarake… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Monedhë e Periudhës Numizmatike

Çarshia e Janjevës

H6FW+JQW Janjevë

Në Çarshinë e Janjevës ka disa lokale gastronomike dhe disa markete për shërbime të rezidentëve të Janjevës. Kjo çarshi shërben për grumbullimin e rezidentëve të Janjevës ku munden të shëtisin, të pijnë kafe, pasiçë pamja e saj duket si një qytet i vjetër theksuan rezidentët. Gjeoreferenca: 42.5741048, 21.2469662 Plus Code… Lexo më shumë…

Posted In  Çarshi and  Kulturë