Shtëpia e “Dona Gečevića”

H6FX+HVR Јаnjevë

Shtëpia është e ndërtuar në një terren më të rrafshët dhe është e orientuar nga rruga. Sa i përket materialeve dhe teknikës së ndërtimit, supozohet se është ndërtuar gjatë pjesës së parë të shek. XX. Si elemente të veçanta dhe të pandryshuara janë shkallët e drurit, ku shquhen parmakët e punuar nga druri, me dekorime gjeometrike në formë harkore. Karakteristikë e kësaj shtëpie është ballkoni i vendosur në kat, në fasadën ballore e orientuar kah rruga. Ballkoni është punuar nga betoni, me një lartësi të gardhit prej 70 cm. Gardhi është masiv, me hapje rrethore të vendosura në tri rende. Nga materiali dhe stili i ballkonit, supozohet që është shtuar më vonë, pra gjatë pjesës së dytë të shek. XX. Kjo shtëpi paraqet një rast karakteristik të shtëpive të Janjevës falë proporcioneve të mëdha të saj, trajtimin linear të fasadës ballore e cila në pjesën qëndrore theksohet me ballkonin nga betoni dhe një nga rastet e pakta ku hapësira e banimit ka qenë e ndarë nga ajo ekonomike (punëtoria jashtë hapsirës banuese). Shtëpia i takon familjes Gečevića të cilët janë marrë me përpunimin e metalit. Në vitin 1990 e gjithë familja është larguar nga Janjeva dhe tani jetojnë në Kroaci.

Krasniqi, N. A. (2019). Shtëpitë karakteristike të Janjevës. Oral History Kosovo, 18-19.

Gjeoreferenca: 42.573993 , 21.249635
Plus Code – Google Maps: H6FX+HVR Јаnjevë
Kategoria: Kulturë
Nënkategoria: Ndërtesë banimi/tradicional
Statusi ligjor i mbrojtjes: Jo
A përdoret për turizëm?: Po
A ka potencial për turizëm në të ardhmen?: /
Infrastruktura rrugore deri në lokacion: E mirë
Shenjëzimi dhe orientimi deri në lokacion: Nuk ka shenja rrugore
Tabelat në lokacion: Nuk ka fare tabelë

Shikuar 247 herë, 2 shikime sot

Posted in Kulturë and Ndërtesë Banimi / Tradicionale

Lokacione të ngjashme

Objekti ka rëndësi të veçantë, është i vjetër, ka stil të veçantë, por më e rëndësishmja është që ka shërbyer si shkollë (gjimnaz) prej klasës së pestë e lartë gjatë viteve të 50-ta. Gjeoreferenca: 42.574135,21.246813 Plus Code – Google Maps: H6FW+MP4 Јаnjevë Kategoria: Kulturë Nënkategoria: Ndërtesa Statusi ligjor i mbrojtjes:… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Ndërtesë Banimi / Tradicionale

Shtëpia e studiuesit të kulturës, priftit franqeskan At Shtjefën Gjeçovit është ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XIX, e në vitin 1874 po në këtë shtëpi lindi edhe Shtjefëni, i cili njihet ndër shumë vepra të tjera për “materializimin” (mbledhjen) e kodit moral shqiptar – Kanunin e Lekë Dukagjinit.… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Muze

Çarshia e Janjevës

H6FW+JQW Janjevë

Në Çarshinë e Janjevës ka disa lokale gastronomike dhe disa markete për shërbime të rezidentëve të Janjevës. Kjo çarshi shërben për grumbullimin e rezidentëve të Janjevës ku munden të shëtisin, të pijnë kafe, pasiçë pamja e saj duket si një qytet i vjetër theksuan rezidentët. Gjeoreferenca: 42.5741048, 21.2469662 Plus Code… Lexo më shumë…

Posted In  Çarshi and  Kulturë