Shtëpia Muze e “At Shtjefën Gjeçovi”

H6FX+MX7 Јanjevë

Shtëpia e studiuesit të kulturës, priftit franqeskan At Shtjefën Gjeçovit është ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XIX, e në vitin 1874 po në këtë shtëpi lindi edhe Shtjefëni, i cili njihet ndër shumë vepra të tjera për “materializimin” (mbledhjen) e kodit moral shqiptar – Kanunin e Lekë Dukagjinit.

Ndërtesa është e vendosur në terren të pjerrtë, në parcelë me formë të parregullt, ku shtëpia është e orientuar kah rruga, kurse në anën e brendshme gjendet oborri dhe bunari. Fillimisht në pjesën e pasme të oborrit ka qenë edhe ndërtesa përcjellëse e cila është shfrytëzuar si shtallë-ahur, e cila tani është rrënuar. Në bazë të tipologjisë, materialeve dhe teknikës së ndërtimit shtëpitë supozohet të jenë të ndërtuar gjatë pjesës së dytë të shek. XIX.

Krasniqi, N. A., & Nrecaj, M. A. (2019). Shtëpitë karakteristike të Janjevës. Oral History Kosovo, 23.

Gjeoreferenca: 42.574156, 21.249930
Plus Code – Google Maps: H6FX+MX7 Јаnjevë
Kategoria: Kulturë
Nënkategoria: Muze
Statusi ligjor i mbrojtjes: Kategoria: Trashëgimia Arkeologjike
Nënkategoria: Monument/Ansambël
Kodi Unik: 36
A përdoret për turizëm?: Po
A ka potencial për turizëm në të ardhmen?: /
Infrastruktura rrugore deri në lokacion: E mire
Shenjëzimi dhe orientimi deri në lokacion: Nuk ka shenja rrugore
Tabelat në lokacion: Ka tabelë informuese

Shikuar 320 herë, 3 shikime sot

Posted in Kulturë and Muze

Lokacione të ngjashme

Sipas familjes ky mulli është shumë i vjetër dhe ka shërbyer për nevojat e familjes dhe fshatit, poashtu ende funksionon. Gjeoreferenca: 42.486149, 20.930068 Plus Code – Google Maps: FWPJ+F24 Krojmir Kategoria: Kulturë Nënkategoria: Ndërtesë ekonomike/Mulli Statusi ligjor i mbrojtjes: JO A përdoret për turizëm?: JO A ka potencial për turizëm… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Mulli

Tyrbja e “Isak Babës”

H6CQ+664 Janjevë

Tyrbja e “Isak Babës” është monument i mbrojtur nën mbrojtje të përkohshme e ndërtuar në shekullin XVIII në fshatin Teqe (prej nga i rrjedh edhe emri i vendbanimit i cili i’u vendos për nder të prijësit fetar të kohës “Isak Babës”). I takon objekteve fetare të sektit suni ose në… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Teqe

Xhamia e Janjevës

H6FW+JXJ Janjevë

Xhamia e Janjevës ose ndryshe njihet si Xhamia e Murat Beut është e ndërtuar në shekullin XVII nga administrata e atëhershme e perandorisë osmane pas pushtimit të Janjevës. Karakteristikë artitekturore e këtij objekti është mungesa e kupolës e cila është shumë e zakonshme në objektet e kultit të ndërtuara nga… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Xhami