Shtëpia e “Nikola Kodić”

H6FX+68P Janjevë

Në jug të kishës së “Shën Nikollës”, në kryqëzim të rrugës “Dubrovniku” me rrugën “Janjeva e vjetër” gjendet parcela jo e rregullt e familjes Kodić, ku shtrihen dy ndërtesa banimi me një oborr në mes. Në bazë të tipologjisë, materialeve dhe teknikës së ndërtimit shtëpitë supozohet të jenë ndërtuar në shekullin XIX. Shtëpia i takon familjes Kodić, respektivisht Nikola Kodić, të cilët e kanë braktisur Janjevën në vitet 1993-1994. Në aspektin e jashtëm ka një trajtim linear arkitektonik, ku theksohet fasada ballore e cila ka gjerësi të vogël në krahasim me lartësinë e saj. Fasadës lineare i japin dinamikë dy hapje të dritareve dhe një derë, të cilët janë vendosur në mënyrë jo të rregullt në përdhesë dhe kat. Dritarja e përdhesës mbyllet me kapak druri, kurse ajo në kat ka kornizë drejtkëndëshe druri, ku ndarja horizontale është e dekoruar me formë gjeometrike të rregullt. Kornizat e tilla datojnë nga fillimet e shekullit XX, duke e shndërruar një njërën nga pikat referuese kryesore të Janjevës.

Krasniqi, N. A., & Nrecaj, M. A. (2019). Shtëpitë karakteristike të Janjevës. Oral History Kosovo, 14-15

Plus Code – Google Maps: H6FX+68P Јаnjevë
Kategoria: Kulturë
Nënkategoria: Ndërtesë Banimi / Tradicionale
Statusi ligjor i mbrojtjes: Jo
A përdoret për turizëm?: Po
A ka potencial për turizëm në të ardhmen?: /
Infrastruktura rrugore deri në lokacion: E mirë
Shenjëzimi dhe orientimi deri në lokacion: Nuk ka shenja rrugore
Tabelat në lokacion: Nuk ka fare tabelë

 

 

 

Shikuar 367 herë, 1 shikim sot

Posted in Kulturë and Ndërtesë Banimi / Tradicionale

Lokacione të ngjashme

Shtëpia e studiuesit të kulturës, priftit franqeskan At Shtjefën Gjeçovit është ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XIX, e në vitin 1874 po në këtë shtëpi lindi edhe Shtjefëni, i cili njihet ndër shumë vepra të tjera për “materializimin” (mbledhjen) e kodit moral shqiptar – Kanunin e Lekë Dukagjinit.… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Muze

Shtëpia “Palić”

H6FW+MP5 Janjevo

Shtëpi banimi që gjendet në Rrugën “Dardania” që ndërlidhet me sheshin “Bash Çarshia” në pjesën më të frekuentuar të Janjevës. Shtëpia, sipas mbishkrimit që ndodhet mbi portën hyrëse, është ndërtuar në vitin 1890, nga familja Palić. Mendohet se arkitekti i kësaj ndërtese ka qenë me prejardhje turke. Kjo familje është… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Ndërtesë Banimi / Tradicionale