Shpella e Gadimes – Gadime e Poshtme

F6H5+628 Gadime e Poshtme

Shpella e Gadimes është një monument shumë i rëndësishëm natyror, e cila gjendet në fshatin Gadime në afërsi të Lipjanit, Kosovë dhe është e gjatë 1500 metra. Për turistët është e lëshuar për përdorim vetëm 1300 metra të para të shpellës, pasi që për pjesën tjetër të shpellës ende nuk janë të mundshme vizitat për shkak të mungesës së investimeve dhe rregullimit të infrastrukturës së duhur.
Shpella ka disa nivele (tri prej të cilave dihen) niveli i mesëm është i lëshuar për vizitor, niveli më i ulët është nën ujë dhe niveli i sipërm përbëhet kryesisht prej korridoreve dhe galerive të ngushta të cilat
poashtu janë të pa rregulluara dhe pa infrastrukturë përcjellëse. Gjatë verës temperatura në brendi të shpellës është konstante 13 gradë celsius dhe gjatë dimrit 11-13 gradë.
Kristalet te rralla që gjenden ne këte shpellë nuk gjenden në shumë vende botërore prandaj këto kristale janë edhe vlerë evropiane, nga madhësia e rritjes së kristalit në një cm për 30,000 vjet kjo rrjedh se shpella është krijuar para 80,000 vjetëve.
https://kk.rks-gov.net/lipjan/wp-content/uploads/sites/20/2022/01/Plani-Zhvillimor-Komunal-i-Lipjanit-2013-2023-.pdf

Gjeoreferenca: 42.478043, 21.207565
Plus Code – Google Maps: F6H5+628 Gadime e Poshtme
Kategoria: Natyre
Nënkategoria: Shpellë
Statusi ligjor i mbrojtjes: PO
A përdoret për turizëm?: PO
A ka potencial për turizëm në të ardhmen?: /
Infrastruktura rrugore deri në lokacion: E mirë
Shenjëzimi dhe orientimi deri në lokacion: Nuk ka shenja rrugore
Tabelat në lokacion: Nuk ka fare tabelë

Shikuar 135 herë, 2 shikime sot

Posted in Natyrë and Shpellë

Lokacione të ngjashme

Çeshmja Qalit

H6FW+RWX Janjevë

Kjo çeshme u ndërtua 50 vite më parë me qëllim humanitar, deri sot uji nuk është ndalur asnjëherë. Me të furnizohen me ujë të gjithë rezidentët e Janjevës. Donatori i ksaj çeshme ka qenë Franjo Palić Qali. Kjo çeshme ofron ujë të freskët 24h. Gjeoreferenca: 42.5746100, 21.2473749 Plus Code –… Lexo më shumë…

Posted In  Burim Uji and  Natyrë

Janë burime të ujit në pjesën veri-përendimore të Janjevës të cilat janë karakteristike për ngjyrën e substratit nga i cili buron uji, i cili ka ngjyrë të kuqe të mbyllur. Mendohet se ngjyra e kuqe e substratit të këtij lokacioni rrjedh nga prania e mineraleve të ndryshme, pasi që Janjeva… Lexo më shumë…

Posted In  Burim Uji and  Natyrë

Burim Uji 1

H7G2+GF5 Janjevë

Ky lokacion shërben për rezidentët e Janjevës për furnizim me ujë. Është një çeshme e vjetër dhe karakteristike për fshatin e Janjevës. Gjeoreferenca: 42.5762545, 21.2512275 Plus Code – Google Maps: H7G2+GF5 Јаnjevë Kategoria: Natyrë Nënkategoria: Burim Uji Statusi ligjor i mbrojtjes: Jo A përdoret për turizëm?: Jo A ka potencial… Lexo më shumë…

Posted In  Burim Uji and  Natyrë