Parku i Blinajës – Gadime e Poshtme

GX2P+VH Lipljan

Vendgjuetia me Rëndësi të Veçantë “Blinaja”, Shtrihet në tri Komuna, atë të Lipjanit, Drenasit dhe Shtimës dhe ka një sipërfaqe prej 2795 ha. Kjo vendgjueti është e tipit të mbyllur dhe shtrihet në një lartësi mbidetare nga 650-850 m, dhe posedon 40 ha livadhe, 32 liqej artificial, 88 vëzhgimore për vëzhgim dhe monitorim, 12 kurtha për zënien e derrave. Kurse zona ushqyese për kafshë të mëdha posedon 150 vende ushqimi, 26 tarraca nga betoni për derra, 2 për riprodhim, 32 zona për ujë, 15 vende për marrjen e kripës, zonë trajnimi për qenët e gjuetisë etj. Në total janë 2100 ha pyje shtetërore si dhe 600 ha pyje private, pjesa tjetër prej 90 ha është sipërfaqe bujqësore (livadhe) dhe diku rreth 5 ha sipërfaqe ujore.
Llojet kryesore që kultivohen të faunës së egër në Blinajë janë: Kaprolli (Capreolus capreolus), Dreri i kuq (Cervus elaphus), Dreri i murrmë (Dama dama), Derri i egër (Sus scrofa). Përveç këtyre llojeve në Blinajë janë prezentë edhe Vjedulla (Meles meles), Shqarthi i ahut (Martes sp.), Shqarthi i pishës evropiane (Martes sp.), Lepuri (Lepus europeus), Korbi (Corvus corax), Laraska (Pica pica), Shqiponja minj ngrënëse (Buteo buteo), Rosa e egër (Anas querquerdula), Macja e egër (Felis sylvestris), Ketri (Sciurus vulgaris), etj.
https://ammk-rks.net/assets/cms/uploads/files/Raporti%20per%20gjendjen%20e%20natyres%202018-%202021%20_SHQIP.pdf?fbclid=IwAR2W_HID-iTy1gQ3GNSbM6E-TrpZqzYGBS5I88Nzex5Gi0824ATqyQjk350

Gjeoreferenca: 42.502460, 20.986466
Plus Code – Google Maps: GX2P+VH Lipljan
Kategoria: Natyrë
Nënkategoria: Park natyre – Vendgjueti me Rëndësi të Veçantë
Statusi ligjor i mbrojtjes: PO
A përdoret për turizëm?: PO
A ka potencial për turizëm në të ardhmen?: /
Infrastruktura rrugore deri në lokacion: E mirë
Shenjëzimi dhe orientimi deri në lokacion: /
Tabelat në lokacion: /

photo 1: Bujar I Gashi, CC BY-SA 3.0, via Wikimedia Commons
Photo 2: Arben Llapashtica, CC BY-SA 4.0, via Wikimedia Commons

Shikuar 134 herë, 1 shikim sot

Posted in Natyrë and Park Natyror

Lokacione të ngjashme

Shtegu i ecjes “Pishat”

H6FW+X8H Janjevë

Shtegu i ecjes “Pishat”- është një shteg i markuar ecjeje, fillimi i të cilit ndodhet në pjesën përendimore të Janjevës dhe është i destinuar për lidhjen e Janjevës (si lokalitet i pasur me vlera të trashgimisë kulturore) me Graçanicën. Përkatësisht është tentuar të krijohet një lloj rrjetëzimi i lokaliteteve me… Lexo më shumë…

Posted In  Natyrë and  Shteg i Markuar

Shpella e Gadimes – Gadime e Poshtme

F6H5+628 Gadime e Poshtme

Shpella e Gadimes është një monument shumë i rëndësishëm natyror, e cila gjendet në fshatin Gadime në afërsi të Lipjanit, Kosovë dhe është e gjatë 1500 metra. Për turistët është e lëshuar për përdorim vetëm 1300 metra të para të shpellës, pasi që për pjesën tjetër të shpellës ende nuk… Lexo më shumë…

Posted In  Natyrë and  Shpellë

Janë burime të ujit në pjesën veri-përendimore të Janjevës të cilat janë karakteristike për ngjyrën e substratit nga i cili buron uji, i cili ka ngjyrë të kuqe të mbyllur. Mendohet se ngjyra e kuqe e substratit të këtij lokacioni rrjedh nga prania e mineraleve të ndryshme, pasi që Janjeva… Lexo më shumë…

Posted In  Burim Uji and  Natyrë