Kisha e “Shën Nikollës”

H6FX+HG9 Janjevë

Kisha e Shën Nikollës në Janjevë është një kishë katolike që ndodhet në fshatin e Janjevës. Kisha katolike e Janjevës është ndërtuar në vitin 1856, në gërmadhat e kishës së vjetër mesjetare. Mirëpo historia e kishës së Janjevës daton qysh nga themelimi i fshatit. Në vitin 1856 është ndërtuar kisha e re katolike sipas planit të një arkitekti të njohur hungarez. Në Janjevë kanë qenë tri kisha. Pranë këtyre kishave janë gjetur tri këmbana dhe dy sarkofag. Sipas Gaspër Gjinit, në Janjevë, dokumentet e vitit 1328, përmendin Kishën e Shën Nikollës, me famullitarin e saj katolik. Këmbana më e vogël që edhe sot gjendet në këmbanaren e kishës së Janjevës, daton që nga viti 1368, dhe ka mbishkrim gotik. Kisha e vjetër e Shën Nikollës ishte e ndërtuar në vitin 1856. Në vitin 1885 u ndërtua kisha e re në themelet e kishës së vjetër. Në muret e kishës së ndërtuar gjatë këtij viti është murosur një pllakë guri, me shkronja latine, e cila është sjell prej rrënojave të kishës së vjetër. Nga një dokument të Klementit VIII, të vitit 1346, kuptojmë se ipeshkvi i Kotorit, e ka pasur të drejtën të kujdeset edhe mbi kishën e Janjevës. Siç shihet kisha e vjetër në Janjevë, i është kushtuar Shën Nikollës. Në kuadër të kësaj kishe gjenden edhe objektet ndihmëse që shfrytëzohen nga meshtarët. Është me interes të ceket se në murin e konakut të kësaj kishe, është murosur një stelë e periudhës romake, që i takonte shekullit II-IV të erës sonë.

Gjeoreferenca: 42.573920 , 21.248870
Plus Code – Google Maps: H6FX+HG9 Јаnjevë
Kategoria: Kulturë
Nënkategoria: Kulti/Kishë
Statusi ligjor i mbrojtjes: Jo
A përdoret për turizëm?: Po
A ka potencial për turizëm në të ardhmen?: /
Infrastruktura rrugore deri në lokacion: E mirë
Shenjëzimi dhe orientimi deri në lokacion: Nuk ka shenja rrugore
Tabelat në lokacion: Nuk ka fare tabelë

Shikuar 285 herë, 2 shikime sot

Posted in Kishë and Kulturë

Lokacione të ngjashme

Monument i trashëgimisë kulturore që gjendet në Baicë. Gjeoreferenca: 42.510546 20.902986 Plus Code – Google Maps: 8GJ2GW63+65 Kategoria: Kulturë Nënkategoria: Lokalitet arkeologjik Statusi ligjor i mbrojtjes: Kategoria: Trashëgimia Arkeologjike Nënkategoria: Lokalitet Arkeologjik/Rezervat Kodi Unik: 684 A përdoret për turizëm?: JO A ka potencial për turizëm në të ardhmen?: JO Infrastruktura… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Lokalitet Arkeologjik

Shtëpia “Palić”

H6FW+MP5 Janjevo

Shtëpi banimi që gjendet në Rrugën “Dardania” që ndërlidhet me sheshin “Bash Çarshia” në pjesën më të frekuentuar të Janjevës. Shtëpia, sipas mbishkrimit që ndodhet mbi portën hyrëse, është ndërtuar në vitin 1890, nga familja Palić. Mendohet se arkitekti i kësaj ndërtese ka qenë me prejardhje turke. Kjo familje është… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Ndërtesë Banimi / Tradicionale

Xhamia në Shalë (Sedllarë) është një monument i trashëgimisë kulturore në Shalë (Sedllarë), Lipjan, Kosovë. Ky monument është i kategorisë “Arkitekturor”, i miratuar me numër 03 – 115/83. Gjeoreferenca: 42.501971, 20.916297 Plus Code – Google Maps: GW28+QGM Shalë Kategoria: Kulturë Nënkategoria: Kult/xhami Statusi ligjor i mbrojtjes: Kategoria: Trashëgimia Arkeologjike Nënkategoria:… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Xhami