Qyteza Parahistorike Gradina – Gadime e Epërme

8GJ3F6MV+49

Lokaliteti arkeologjik i Gradinës (Gradishtës) ndodhet në majë të një pllaje të kodrës eponime, vendosur në pjesën perëndimore në një zonë të pasur me minerale të Maleve të Zhegocit. Kalaja ka një pozicion të jashtëzakonshëm gjeostrategjik dhe është një vendbanim tipik malor i epokës së bakrit dhe epokës së hekurit me karakteristika të zonës së fortifikuar. Kalaja është e vendosur në pjesën lindore të fshatit Gadime e Epërme. Vendi u hulumtua arkeologjikisht gjatë viteve 1973–1974, gjë që rezultoi me mbetjet e dokumentuara të Epokës së Bakrit, përkatësisht kulturës Bubanj Sallkuca – Krivadol. Gjithashtu fortesa duket se është përdorur edhe gjatë epokës së hekurit të vonë. Sidoqoftë, është e rëndësishme të thuhet se gjatë periudhës eneolitike, fortesa është rindërtuar në disa raste dhe është shumë domethënëse zbulimi i fragmenteve qeramike të zbukuruara me teknikën grafite si dhe me lacernacion, motive që ka shumë të ngjarë të jenë bërë nga mjete të mprehta. Nga ana tjetër, në fazën e mëvonshme të vazhdimit të jetës, gjatë pjesës së mëvonshme të epokës së hekurit, u zbuluan disa fragmente interesante të sendeve greke të importuara.

Berisha, Milot (2012). “Archaeological Guide of Kosova” (PDF) (në anglisht). Archaeological Institute and Ministry of Culture, Youth and Sports. fq. 35. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 17 prill 2019. Marrë më 17 shtator 2020.

Gjeoreferenca: 42.482816, 21.243466
Plus Code – Google Maps: 8GJ3F6MV+49
Kategoria: Kulturë
Nënkategoria: Lokalitet arkeologjik
Statusi ligjor i mbrojtjes: Kategoria: Trashëgimia Arkeologjike
Nënkategoria: Lokalitet Arkeologjik/Rezervat
Kodi Unik: 691
A përdoret për turizëm?: JO
A ka potencial për turizëm në të ardhmen?: PO
Infrastruktura rrugore deri në lokacion: E pa qasshme
Shenjëzimi dhe orientimi deri në lokacion: Nuk ka shenja rrugore
Tabelat në lokacion: Nuk ka fare tabelë

Shikuar 228 herë, 2 shikime sot

Posted in Kulturë and Lokalitet Arkeologjik

Lokacione të ngjashme

Xhamia në fshatin Llugaxhi

F5QF+FQM Llugaxhi

Kjo xhami gjendet në fshatin Llugaxhi të komunës së Lipjanit dhe është një monument i trashëgimisë kulturore, e cila i takon periudhës 1917-1919. Gjeoreferenca: 42.4887176 21.174410 Plus Code – Google Maps: F5QF+FQM Llugaxhi Kategoria: Kulturë Nënkategoria: Ndërtesë kulti/Xhami Statusi ligjor i mbrojtjes: Kategoria: Trashëgimia Arkeologjike Nënkategoria: Monument/Ansambël Kodi Unik: 76… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Xhami

Ka rëndësi sepse objekti ka shërbyer si shkollë pas konfliktit të dytë botëror, tash përdoret si objekt ndihmës i Kishës. Gjeoreferenca: 42.573676, 21.248898 Plus Code – Google Maps: H6FX+FHC Јаnjevë Kategoria: Kulturë Nënkategoria: Ndërtesë / Shkollë Statusi ligjor i mbrojtjes: Jo A përdoret për turizëm?: Po A ka potencial për… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Ndërtesë / Shkollë