Parku i Blinajës – Gadime e Poshtme

GX2P+VH Lipljan

Vendgjuetia me Rëndësi të Veçantë “Blinaja”, Shtrihet në tri Komuna, atë të Lipjanit, Drenasit dhe Shtimës dhe ka një sipërfaqe prej 2795 ha. Kjo vendgjueti është e tipit të mbyllur dhe shtrihet në një lartësi mbidetare nga 650-850 m, dhe posedon 40 ha livadhe, 32 liqej artificial, 88 vëzhgimore për vëzhgim dhe monitorim, 12 kurtha për zënien e derrave. Kurse zona ushqyese për kafshë të mëdha posedon 150 vende ushqimi, 26 tarraca nga betoni për derra, 2 për riprodhim, 32 zona për ujë, 15 vende për marrjen e kripës, zonë trajnimi për qenët e gjuetisë etj. Në total janë 2100 ha pyje shtetërore si dhe 600 ha pyje private, pjesa tjetër prej 90 ha është sipërfaqe bujqësore (livadhe) dhe diku rreth 5 ha sipërfaqe ujore.
Llojet kryesore që kultivohen të faunës së egër në Blinajë janë: Kaprolli (Capreolus capreolus), Dreri i kuq (Cervus elaphus), Dreri i murrmë (Dama dama), Derri i egër (Sus scrofa). Përveç këtyre llojeve në Blinajë janë prezentë edhe Vjedulla (Meles meles), Shqarthi i ahut (Martes sp.), Shqarthi i pishës evropiane (Martes sp.), Lepuri (Lepus europeus), Korbi (Corvus corax), Laraska (Pica pica), Shqiponja minj ngrënëse (Buteo buteo), Rosa e egër (Anas querquerdula), Macja e egër (Felis sylvestris), Ketri (Sciurus vulgaris), etj.
https://ammk-rks.net/assets/cms/uploads/files/Raporti%20per%20gjendjen%20e%20natyres%202018-%202021%20_SHQIP.pdf?fbclid=IwAR2W_HID-iTy1gQ3GNSbM6E-TrpZqzYGBS5I88Nzex5Gi0824ATqyQjk350

Gjeoreferenca: 42.502460, 20.986466
Plus Code – Google Maps: GX2P+VH Lipljan
Kategoria: Natyrë
Nënkategoria: Park natyre – Vendgjueti me Rëndësi të Veçantë
Statusi ligjor i mbrojtjes: PO
A përdoret për turizëm?: PO
A ka potencial për turizëm në të ardhmen?: /
Infrastruktura rrugore deri në lokacion: E mirë
Shenjëzimi dhe orientimi deri në lokacion: /
Tabelat në lokacion: /

photo 1: Bujar I Gashi, CC BY-SA 3.0, via Wikimedia Commons
Photo 2: Arben Llapashtica, CC BY-SA 4.0, via Wikimedia Commons

Shikuar 189 herë, 2 shikime sot

Posted in Natyrë and Park Natyror

Lokacione të ngjashme

Burim Uji Bikliqi

8GJ3H6GR+WP

Ky lokacion shërben për rezidentët e Janjevës për furnizim me ujë. Është një çeshme e vjetër dhe karakteristike për fshatin e Janjevës. Gjeoreferenca: 42.577280, 21.241869 Plus Code – Google Maps: 8GJ3H6GR+WP Kategoria: Natyrë Nënkategoria: Burim Uji Statusi ligjor i mbrojtjes: Jo A përdoret për turizëm?: Jo A ka potencial për… Lexo më shumë…

Posted In  Burim Uji and  Natyrë

Zonë me vlera dhe karakteristika të veçanta natyrore si: ornitologjike, ihtiologjike, hidrologjike dhe botanike. Ky lokacion është zonë e veçantë e mbrojtur e zogjëve, e cila është shpallur si e tillë në vitin 2014. Gjeoreferenca: 42.5789127, 21.0483653 Plus Code – Google Maps: 8GJ3H2HX+H8 Kategoria: Natyrë Nënkategoria: Ligatinë Statusi ligjor i… Lexo më shumë…

Posted In  Ligatinë and  Natyrë

Ky burim i ujit është mbi 200 vjeç, i njejti në ditët e sotme përdoret për nevojat shtëpiake. Gjeoreferenca: 42.486284, 20.929923 Plus Code – Google Maps: FWPH+GX7 Krojmir Kategoria: Natyrë Nënkategoria: Burim uji Statusi ligjor i mbrojtjes: PO A përdoret për turizëm?: PO A ka potencial për turizëm në të… Lexo më shumë…

Posted In  Burim Uji and  Natyrë