Shtëpia e familjes “Matić”

H6FX+F3V Janjevë

Në lindje të Xhamisë së Janjevës, në kryqëzim të rrugës “Shtjefën Gjeçovi” gjendet shtëpia e familjes Matić. Duke u bazuar në madhësinë, vëllimin dhe proporcionet e ndërtimit, kjo shtëpi paraqet një rast shumë karakteristik dhe të veçant në Janjevë. Në aspektin e trajtimit të jashtëm, element dallues që e veçon këtë shtëpi është qoshku qëndror, i punuar me shtylla nga konstruksioni i drurit, i mbuluar me një kulm të punuar të stilit barok. Shtyllat e drurit janë punuar me drugdhëndje, dhe përfundojnë me trar harkor, mbi të cilin gjendet konstruksioni i kulmit. Trau harkor është i suvatuar, ku në faqen kryesore është gëdhendur kryqi latin. Kulmi gjashtë ujorë është i mbuluar me tjegulla tradicionale nga argjila. Qoshku ka tavan me dekorime në formë trekëndëshi, në katër këndet e tavanit. Krahas eksterierit edhe enterieri eshtë i punuar me detaje të pasura të drugëdhenjes, ku vlen të përmenden dyert e punuara nga druri, të dekoruara me motive gjeometrike. Për dallim nga shtëpitë e tjera, në këtë shtëpi dekorimet dallojnë, ku vlen të përmendet ylli gjashtëcepësh i punuar nga druri, i vendosur në qendër të tavanit të njërës dhomë. Shtëpia i takon familjes Matić, llogaritet të jetë ndërtuar në shek. XIX, kjo familje llogaritet të ketë qenë një ndër familjet më të pasura të Janjevës, ata janë marrë kryesisht me bujqësi. Pronari i ndjerë i familjes Roko Matić ka qenë një ndër kocacët e parë në Janjevë, kurse i biri i Rokos, Tomo krahas zejes ka qenë edhe muzikant. Pronari i fundit i shtëpisë ka qenë Lune Matić i cili në vitin 1991 është shpërngulur në Kroaci me familje dhe që atëherë shtëpia nuk ka qenë e banuar.
Krasniqi, N. A., & Nrecaj, M. A. (2019). Shtëpitë karakteristike të Janjevës. Oral History Kosovo, 26-27.

Gjeoreferenca: 42.573729, 21.247685
Plus Code – Google Maps: H6FX+F3V Јаnjevë
Kategoria: Kulturë
Nënkategoria: Ndërtesë banimi/tradicional
Statusi ligjor i mbrojtjes: Jo
A përdoret për turizëm?: Jo
A ka potencial për turizëm në të ardhmen?: Po
Infrastruktura rrugore deri në lokacion: E mirë
Shenjëzimi dhe orientimi deri në lokacion: Nuk ka shenja rrugore
Tabelat në lokacion: Nuk ka fare tabelë

Shikuar 198 herë, 2 shikime sot

Posted in Kulturë and Ndërtesë Banimi / Tradicionale

Lokacione të ngjashme

Tyrbja e “Isak Babës”

H6CQ+664 Janjevë

Tyrbja e “Isak Babës” është monument i mbrojtur nën mbrojtje të përkohshme e ndërtuar në shekullin XVIII në fshatin Teqe (prej nga i rrjedh edhe emri i vendbanimit i cili i’u vendos për nder të prijësit fetar të kohës “Isak Babës”). I takon objekteve fetare të sektit suni ose në… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Teqe

Monument i trashëgimisë kulturore që gjendet në Gushtericë të epërme. Gjeoreferenca: 42.545766, 21.180701 Plus Code – Google Maps: G5WJ+874 Kategoria: Kulturë Nënkategoria: Ndërtesë tradicionale Statusi ligjor i mbrojtjes: Kategoria: Trashëgimia Arkeologjike Nënkategoria: Monument/Ansambël Kodi Unik: 2913 A përdoret për turizëm?: JO A ka potencial për turizëm në të ardhmen?: PO… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Ndërtesë Banimi / Tradicionale

Çarshia e Janjevës

H6FW+JQW Janjevë

Në Çarshinë e Janjevës ka disa lokale gastronomike dhe disa markete për shërbime të rezidentëve të Janjevës. Kjo çarshi shërben për grumbullimin e rezidentëve të Janjevës ku munden të shëtisin, të pijnë kafe, pasiçë pamja e saj duket si një qytet i vjetër theksuan rezidentët. Gjeoreferenca: 42.5741048, 21.2469662 Plus Code… Lexo më shumë…

Posted In  Çarshi and  Kulturë