Janjeva

Ciceronët e trajnuar

Në kuadër të projektit “Hartëzimi i Turizmit Rural në Janjevë është realizuar trajnimi për aftësimin e cicëronëve. Qëllimi i trajnimit ka qenë zhvillimi i aftësive dhe njohurive të pjesëmarrësve për potencialin e vendbanimit të Janjevës dhe promovimin e tij. Trajnimi ka zgjatur 8 ditë ku kanë marrë pjesë 12 pjesëmarrës të përbërë nga vajza e djem nga komunitetet e ndryshme në Janjevë (shqiptar, kroat, turq dhe rom). Pjesemarrësit gjatë trajnimit kanë marrë njohuri thelbësore në teori dhe praktikë për rolin dhe përgjegjësitë e cicëronit turistik, si dhe për ndihmën e parë të ofruar nga stafi i Kryqit të Kuq.

Gjatë tajnimit pjesëmarrësit u familarizuan me teori dhe praktikë për këto tema: Konceptet dhe llojet e guidave turistike, Sjellja profesionale dhe etika e guidave turistike, Itinerari/shtegu turistik, Informacione për trashëgiminë kulturore të Kosovës, Informacion në lidhje me kontekstin ligjor të turizmit në Kosovë, Teknika kërkimore për përditësimin e informacionit për turizmin në Janjevë, Mundësi punësimi përmes biznesit turistik/turizmit, rrjetëzimit dhe promovimit të profilit të guidave turistike në tregun e Kosovës, Orë praktike në Janjevë si udhërrëfyes turistik dhe vizitë jashtë Janjevës. Pjesa teorike e trajnimit është mbajtur në hapësirat e shkollës Shtjefën Gjeçovi në Janjevë kurse pjesa praktike është realizuar/praktikuar në Janjevë, Prishtinë, Novobërdë, Prizren, Drenoc dhe Gjakovë. Si rezultati i trajinimit ne kemi certifikuar 12 pjesëmarrës që kanë njohuri bazike, dhe nëse keni vendosur për ta vizituar Janjevën atëherë mund t’i kontaktoni personat sipas renditjes në këtë listë.